Vodafone, paketa speciale për festat
Në këtë prag festash fundviti, Vodafone ofron paketa speciale për thirrje dhe sms në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë, të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë. Për të gjitha aktivizimet e reja të Vodafone Card, klientët Vodafone do të përfitojnë 500 lekë kohë fillestare bisede, ndërkohë që për aktivizimet e reja të VF Club klientët do të përfitojnë 400 lekë kohë fillestare bisede dhe 500 sms brenda VF Club. Gjithashtu, dhuratat Vodafone do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja te Vodafone Club, Vodafone Card dhe numrave me kontratë, e vlefshme për një kohë të limituar. Po ashtu, për klientët VF Club, Vodafone prezanton VF Club SMS, 500 sms me vetëm 500 lekë (me TVSH) duke telefonuar në short code 15136. Për ata që duan të flasin më gjatë, Vodafone ofron VF Club Extreme deri në 1000 minuta në muaj brenda grupit VF Club. Për klientët e tjerë, ofrohet VF Card for All, që mundëson biseda deri në 120 minuta në muaj për rrjetet kombëtare.