E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet, vetëvaret biznesmeni nga Fieri

Pronar i nje firme ndërtimi dyshohet se ka varur veten mëngjesin e sotem në fshatin Pylli i Semanit të rrethit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotëm ku trupi i 55 vjeçarit Et'hem Aliaj, banor i Fierit është gjetur pa jetë nga policia pas sinjalizimeve të banorëve të zonës që kanë parë trupin e varur në një nga pemët e pyllit dhe pranë pemës makinë e tij të parkuar. Policia hedh pistat e para te dyshimit se sipërmarresi është vetëvarur. Burime nga vendgjarja thone se Aliaj ka ardhur në këte fshat mbrëmjen e djeshme me makinen e tij tip benz ML, FR 9686 C. Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe ka nxjerrë një pistë si shkak të mundshëm të vdekjes së biznesmenit. Dyshohet se sipermarresi i ka dhene fund jetes per shkak te borxheve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›