E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjvënësit votën “pro” për Kodin dhe ligjin “Për Prokurorinë”

Kuvendi, nesër seanca e fundit për 2008-n.

Parlamenti miraton nesër në seancën e paradites, të fundit për këtë vit, Kodin e ri Zgjedhor dhe ligjin “Për Prokurorinë”.
Pas ndryshimeve që iu bënë dekretit të Presidentit në komisionin e posaçëm të reformës elektorale, duke miratuar një dispozitë kalimtare që përcakton periudhën kohore për nxjerrjen e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, ligji i ri zgjedhor votohet nesër në kuvend.
I shoqëruar nga një punë e stërzgjatur dhe voluminoze, më në fund ligjvënësit pritet ti japin verdiktin përfundimtar çështjes së reformës zgjedhore, e cila realisht ka qenë në qendër të vëmendjes në çdo legjislaturë të kuvendit prej më shumë se dy vitesh, pa harruar këtu edhe ecejaket e shkaktuara nga mungesa e konsensusit dhe interesat e ngushta klanore të shprehura nga disa segmente të opozitës.
Shumica parlamentare ka shprehur vullnet të plotë për miratimin në kuvend të këtij ligji dhe se gjithashtu është dhënë garancia edhe nga Partia Socialiste për miratimin përfundimtar, paçka se LSI dhe ndonjë partizë pa elektorat mund të shpallin bojkotin dhe kontestimin e ligjit të ri zgjedhor.
Miratimi i ligjit të ri zgjedhor, e vendos Shqipërinë në listën e vendeve që pritet të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje të plotë me standardet e komunitetit ndërkombëtar, të shprehura nëpërmjet OSBE/ODIHR.
 Ndërkaq, një tjetër ligj që pritet të kalojë në miratim nesër është edhe ligji për reformën në Prokurori.
Pas diskutimeve të hapura që u zhvilluan në komisionin parlamentar të ligjeve, duke miratuar kalimin e tij në seancë, parlamenti e hedh nesër për votim.
Edhe për këtë ligj, i cili është tërësisht teknik që synon të rregullojë dhe reformojë funksionin e Prokurorisë, ekziston konsensusi i gjerë për miratimin e tij, pavarësisht diversioneve të shprehur nga disa fraksione të vegjël majtistë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›