E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Shalli që Edvini i fali plakës së burgosur qenka i Mimi Kodhelit

Një luftë e vogël civile ka shpërthyer në PS pas zbulimit të faktit se shalli i keqpërdorur në burgun 325 nuk është i nënës së Edvinit, por i Mimi Kodhelit. Detajet flasin për një rreshtim të mbrapshtë të Ramës përkrah krimit, duke mos pyetur që keqpërdorimin ta shtrijë kudo ku të ketë mundësi

Shalli emblematik, i falur nga Edi Rama, për një prej grave të burgosura te 325-a, duket se po e shtrëngon prej fyti kreun e PS-së. Zërat cinikë brenda godinës së selisë rozë, nuk vonuan të nxjerrin informacionin jorozë, përmbajtja e të cilit, i vesh pronësinë e shallit, jo Aneta Ramës, të ëmës së Edvinit, por Mimi Kodhelit, bashkëpunëtores së tij. Cinizmi nga brenda selisë, shkon deri atje, sa nuk lënë pa përmendur edhe reagimin e Mimi Kodhelit, e cila është ndjerë e tronditur kur ka parë shallin e njohur, në kokën e një të burgosure, dhe mbi të dorën “përkëdhelëse” të Edvinit.
Sikur të ishte vetëm një anekdotë cinike kjo puna e shallit, do të ishte gjysma e së keqes, por për aq kohë, sa zërat cinikë japin edhe argumentet apo “provat”, pse shalli nuk është i Anetës, por është i Mimit, e keqja duket edhe më e madhe.
Në morinë e argumenteve apo “provave”, më bindësja duket ajo, sipas së cilës, Edvin Rama, ka kohë pa u takuar më të ëmën, edhe për shkak se këto muajt e fundit, shumicën e kohës, e ëma i ka kaluar në shtrat në spital, e Edvini s’ka mundur as të shmallet me të, se s’e kanë lënë punët e partisë, lëre më të bëjë akaparime shallesh për të burgosurat që i kanë ringritur kreut të PS-së sindromin e humanizmit.
Edvin Rama, i njohur për marrëdhëniet e tij jodashamirëse me femrat është shumë pak të thuhet, bile ai i ka të konfirmuar ato si krejt konfliktuale me femrat e jetës së vet, qofshin këto lidhje afektive, apo profesionale. Ky handicap e bën edhe më të besueshëm variantin e vjedhjes së shallit të Mimi Kodhelit, “në emër” të Aneta Ramës, thjesht dhe vetëm për “të vrarë dy zogj me një gur”. Me pak fjalë, me atë shall ai edhe Mimi Kodhelin e “dëmton” ekonomikisht, por edhe të ëmën e keqpërdor, duke tentuar të përfitojë për vete imazhin e djalit “engjëll”, edhe pse lagjja e më gjerë, që herët e kishin etiketuar Edvinin si djalin “plangprishës”. Leximi i dosjes së gjykatës, teksa ai kërkonte divorcin nga bashkëshortja mund të japë informacione më të hollësishme në këtë drejtim. Në këtë lojë të tipit “e ka kush e ka shallin”, Edvini, natyrisht synon të sigurojë ndonjë kredit më shumë në politikë, duke bërë njeriun që “i qan hallin” një plake, të dënuar për kultivimin e drogës.
Në fakt, Edi Rama, nuk e ka me atë plakën, e thënë troç, nuk është se ia ndjen, apo i bëhet vonë për të. Po të ishte kështu, historia e plakës është aq e hershme, sa ai Edvin Rama, mund ta bënte “apelin” për lirimin e saj, ende pa u dënuar me vendim të formës së prerë, ose-ose mund të bënte të pabërën duke sensibilizuar shoqërinë, qoftë duke marrë përsipër avokatin ndaj saj, qoftë, pse jo, edhe duke marrë përsipër ndonjë gjobë të mundshme, që mund të konvertonte dënimin me burg të asaj plakës që vuan dënimin te 325-a. Për këtë, ka jo vetëm përvojën e protestave në rrugë, por edhe “strukturat” e tipit “Mjaft” e “G 99”.
Përpos kësaj, Edvin Rama, e ka “merakun” e tij domethënës, të shprehur nëpërmjet faljes së një shalli, me faljen e trafikantëve profesionistë, brenda dhe jashtë burgjeve. Dhe për t’ua lehtësuar sadopak problemet që ata kanë në kushtet e “masave shtrënguese” ndaj trafiqeve të paligjshme, keqpërdor fatkeqësinë e asaj plakës, për të krijuar precedentin, në emër të të cilit, për “kushte të rënda familjare”, mund të lirohet apo falet kushdo, kultivues apo trafikant bimësh e lëndësh nga më të fortat narkotike.
Në përforcim të kësaj, dyshimet dhe zërat, jo vetëm nga selia rozë, mëse një herë kanë aluduar apo denoncuar, lidhje të Edvin Ramës, me klane të trafikut të drogës, aq sa nuk kanë munguar edhe anekdotat për përvetësime pasurish, pas vrasjes së radhës, në konfliktin e radhës, midis trafikantëve të lëndëve narkotike. Për këto, por edhe për të tjera, denoncime të tipit “përgjime nga italianët”, ku përmendet emri i Edvin Ramës në afera të dyshimta, ai e ka kaq detyrim, edhe ndaj vetes, të tentojë të bëjë të pamundurën për lirimin e kujtdo kultivuesi apo trafikanti të arrestuar apo dënuar droge…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›