E Diel, 1 Nëntor 2026

PS inicion projektligj për ndëshkim selektiv të trafikantëve të drogës

Edi Rama vazhdon fushatën për relativizmin e kësaj vepre penale

TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar për të ditën ditë më radhë fushatën e tij për legalizimin ose në rastin me të pakët relativizmin e akteve të kriminale e në rastin konkret kultivimit të lëndëve narkotike. Duke e justifikuar këtë vepër penale me  moshën e thyer të së dënuarës dhe mbi të gjitha kushtet e rënda ekonomike, kreu i PS-së kërkoi dje publikisht nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi që të shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për të amnistuar apo ulur dënimet për një mori personash të dënuara për vepra penale të klafisikuara si jo të një rrezikshmërie të lartë shoqërore, për të falur 75-vjeçare Feride Bako.
Në këtë kuadër Rama bëri me dije se ekspertët socialistë po përgatisin dhe do të vënë shumë shpejt në dispozicion të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  një propozim konkret për të trajtuar këtë grup fajtorësh pa faj përmes një nisme që duhet t’i jap secilës prej tyre, një shans për t’u trajtuar brenda kornizës së një amnistie, sigurisht rast pas rasti. “I bëj njëkohësisht apel Presidentit të Republikës, që me përgjegjësinë që i jep ligji, që të fal 75-vjeçaren Feride Bako dhe t’i jap mundësinë të përqafojë nipat e saj në vigjilje të Vitit të Ri”, përfundoi Rama.
Kushtet e veçanta, tejet të vështira social-ekonomike mundet që të justifikojnë një amnisti. Megjithatë ndërmarrja e një nisme ligjore për këtë kategori do të motivonte në mënyrë paradoksale bashkëmoshataret e zonjës Feride Bako për të mos gjetur rrugë të tjera mbijetese, duke iu dorëzuar sakaq tundimit për të ndryshuar menjëherë bilancin financiar të familjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›