Vlorë,digjet kisha 800 vjeçare

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një kishe të vjetër 800 vjeçare në Nartë të rrethit të Vlorës. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shpëtuar kishën e Shën Dielës. Burimet shtojnë gjithashtu se policia, në bashkëpunim me ekspertet e zjarrfikësve ka filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.