E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urbani “Milo” zbulon “brengat” e bashkëpunimit të tij me Edi Ramën

Kreu i PDS, rezerva për përfaqësimin dhe Kodin Zgjedhor

TIRANE - Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, rikonfirmoi sërish dje gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009 do të jetë në koalicion me Partinë Socialiste.
Edhe pse nga ana tjetër  në mënyrë paradoksale ka kontestuar Kodin e ri Zgjedhor si edhe faktin që PDS del e humbur në këtë proces “Në Kongresin e Dytë të Forumit Rinor të PDS-së ne deklaruam hyrjen në koalicion me PS-në dhe ky ishte një vendim i mbështetur jo në interesa afatshkurtra, por një vendim i mbështetur në interesa strategjike për opozitën në përgjithësi dhe të majtën në veçanti. Në koalicionin ku po shkojmë, ne do të japim më shumë dhe jemi të sigurt që do të marrim më pak, por këtu nuk bëhet fjalë për interesat tona të ngushta, këtu bëhet fjalë që opozita dhe e majta shqiptare të fitojë në mënyrë të ndershme në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Milo.
Duke u ndalur te çështja e Kodit Zgjedhor, kreu i PDS-së tha se ai është një “Kod Zgjedhor i diskutueshëm, mjaft problematik, për të cilën nuk kemi qenë dakord në shumë aspekte të tij, sidomos në shkallën dhe nivelin e përfaqësimit të partive në administrimin e procesit zgjedhor”. 
Në fakt edhe Lëvizja Socialiste për Integrim apo PS 91 proklamon fitoren e së
majtës së në qershor të vitit 2009 megjithatë për një “ideal” të tillë nuk kanë qenë të gatshme që të sakrifikojnë si për sa i përket reduktimit të peshës së tyre elektorale ashtu edhe mospërfaqësimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo komisionet zonale zgjedhore si dhe grupet e numërimit të votave. T
ë hysh në një proces zgjedhor së bashku me një forcë politikë me të cilën ndan një konflikt ashtu sikurse pretendohet për sa i përket rregullave të lojës që kanë të bëjnë deri edhe me ekzistencën e një force politike nuk duket se ka të bëjë shumë me idealizma sesa me një pragmatizëm të kulluar që vjen si pasojë e ndarjes paraprake të “tortës elektorale” dhe marrjes së disa kuotave fikse që nuk prishin planet e kryesocialistit Edi Rama. Pra kjo është një marrëveshje e bazuar në një “oreks të kontrolluar” të PDS por edhe PSD si parti satelite të selisë rozë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›