Borxhet, vetevaret biznesmeni
Nje biznesmen, nga qyteti i Lacit, eshte vetevarur mengjesin e djeshem ne banesen e tij. Sipas policise vendore, 40-vjecari Shkelqim Hasolli mendohet se ka kryer gjestin ekstrem, per arsye te borxheve te akumuluara nga aktiviteti i tij tregtar. Biznesmeni i ka dhene fund jetes me nje tel, qe sherbente per percjelljen e energjise elektrike. Pasi ka bere lakun, ai eshte leshuar ne ballkonin e apartamentit te tij. Ndersa kishte shkuar ne shtrat si cdo nate, asnje prej familjareve nuk eshte shqetesuar ne mengjes kur krevati ishte bosh. Kjo pasi Hasolli dilte cdo dite heret per te shkuar prane aktivitetit te tij dhe kthehej gjithnje ne oret e vona. Trupi i varur ne ballkon eshte konstatuar nga fqinjet, te cilet dhane alarmin. Familjaret prene telin, duke u munduar te evitojne pamjen tragjike nga syte e dy femijeve te tij. Te afermit kane njoftuar me vonese policine, e cila mberriti ne mbremje per te keqyrur kufomen. Burime nga grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes bejne te ditur se paraprakisht mendohet se vetevarja eshte shkaktuar nga motive ekonomike. Policia tha se biznesmeni 40-vjecar kishte te akumuluara nje sasi te madhe parash borxh. Ai kishte marre te hollat per ngritjen e aktivitetit, i cili me sa dukej nuk kishte ecur mbare. Sipas hetuesve, ne pamundesi per te shlyer kreditoret dhe, duke qene njeri me seder, Shkelqim Hasolli ka vendosur te lere jeten per te mos duruar turpin.
A. Bushi