E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja me pagese, kapet 38-vjecari

Nje 38-vjecar nga qyteti i Vlores eshte arrestuar dje nen akuzat e “sigurimit te mjeteve per vrasje” dhe “armembajtjes pa leje”. Policia tha se ne banesen e Edmond Dhalajt u gjeten me daten 9 qershor te vitit te kaluar nje automatik i kalibrit 9 mm me silenciator, nje pistolete e kalibrit 6.35 mm, 28 fisheke te kalibrit 7.26 mm si dhe nje sasi fishekesh 6.35 mm. Nga hetimet ka rezultuar se keto arme do te perdoreshin per vrasjen e nje personi. Arrestimi i Dhalajt eshte kryer pas nje urdhri te leshuar nga Gjykata e Apelit te Vlores, me kerkesen e prokurorise. Policia e Vlores nuk dha detaje te tjera ne lidhje me objektivin e atentatit te planifikuar, por shtoi se pista mbi te cilen po hetohet eshte ajo e nje vrasjeje me pagese.
O. Hila

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›