E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetevrasja”, gjykata urdheron prokurorine te rihetoje

Gjykata kerkon rihetim te dosjes per vdekjen misterioze te nje 30-vjecareje nga fshati Haskal, i komunes Ndroq, ne Tirane, dhe i kerkon Prokurorise se Tiranes qe te zbardhe ngjarjen. Shkak eshte bere ankesat e te afermve, burrit, vjehrrit dhe motres se viktimes, Mimoza Goges, se ajo ishte vrare dhe jo vetevrare, duke u hedhur ne pus nje vit me pare. Pas shqyrtimit te kerkeses se familjareve, pak dite me pare Gjykata e Tiranes vendosi qe te pranohej kerkesa per rihetime nga prokuroria. Nderkohe qe motra e viktimes, Kristina Berberi, gjendet ne gjykate e kallezuar nga organi i akuzes per fyerje e kundershtim te oficereve per shkak te detyres. Dje, gjyqtari i ceshtjes, Sokol Tona, deklaroi terheqjen nga dosja, pasi ai kishte marre vendimin dite me pare per rihapjen e hetimeve te vdekjes se Mimoza Goges dhe nuk mund te gjykonte ne te njejten kohe motren e saj per kundershtim te oficereve.
Mimoza Goga u gjet e vetembytur ne pusin e shtepise se saj me 6 maj te vitit te kaluar dhe sipas te afermve dyshohet se eshte vrare nga njerez te njohur dhe akuzohen kunatat. Ne dosjen hetimore behej e ditur se 30-vjecarja Goga disa here ishte rrahur barbarisht po nga te dyshuarat, qe jetonin ne te njejten familje me te. Nderkohe qe nga ana tjeter vete bashkeshorti i 30-vjecares, se bashku me te atin e tij kane akuzuar dy nuset e shtepise si autore te krimit. Ekspertet konstatuan pas keqyrjes se kufomes se ne pjesen e grykes kishte hematoma dhe shtrengime, qe jane cilesuar dhe si shkak i vdekjes se nenes se dy femijeve. Sipas deshmive te familjareve, te dhena prane oficerit te policise gjyqesore, behet e ditur se nje nga kunatat e viktimes kishte humbur femijen e saj para pak vitesh dhe fajesonte 30-vjecaren. Diten e ngjarjes viktima mendohet se ka qene se bashku me kunatat e saj, teksa ka nisur te grindet me to. Vete djali i viktimes ka dhene nje deshmi, ne te cilen tregonte se “kjo (kunata) e vrau mamin”. Disa jave me pare te afermit e viktimes depozituan nje kerkese ne gjykate, ku edhe kerkonin prishjen e vendimit te prokurorise per pushim te hetimeve, pasi keta te fundit dyshonin te kunatat e viktimes si autore te krimit. Gjykatesi i ceshtjes, Sokol Tona, pasi ka pare dosjen, i ka kerkuar prokurorise rihetim te ngjarjes.

Redinalda Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›