E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët e Kosovës, shkelës të rregullave të qarkullimit

Ky fakt pohohet edhe nga vetë zyrtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë që kritikat për punonjësit e rendit nuk mungojnë as nga qytetarët. Qytetarët kosovarë pohojnë se gjobiten cdo ditë për shkelje të rregullave të qarkullimit, dhe nga ana tjetër konstatojnë me çudi sesi këto rregulla shkelen me të dyja këmbët nga vetë policët.

Ajo që mund të vërehet re fare thjeshtë është sesi punonjësit e policisë nuk i vendosin asnjëherë rripat e sigurimit kur qarkullojnë me automjete. Qytetarët ankohen se policët janë të papërgjegjshëm dhe të pakulturuar në komunikim.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, pohon se ka raste kur policëve të Kosovës u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të rregullave në trafikun rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›