E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, 19 kërkesa për 300 milionë euro

 Megjithëse evaziv në përgjigjen e tij, Ministri i Financave Bode, ka hedhur poshtë tezën e një amnistie, nga ligji për tatimin mbi të ardhurat shtesë të biznesit. Bëhet fjalë për tatimin 10 për qind në rastet kur bizneset vendosin të shtojnë kapitalin. Kjo shtesë e parave, do të taksohet me vlerën e tatimit mbi të ardhurat. Në konferencën e djeshme për shtyp, Bode theksoi se detyrimi për tatimin 10 për qind, nuk do të thotë amnisti për paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. "Nuk bëhet fjalë për amnisti të kësaj mase. Amnistia është në këtë formë dhe duhet diskutuar në të tjera iniciativa ligjore. Mund të them vetëm që kjo nuk ka të bëjë me një amnisti.". Megjithatë ministri ka lënë të kuptohet që paratë e ardhura nga evazioni apo nga pjesë të tjera të paligjshme të ekonomisë, sidoqoftë do të tatohen me 10 për qind në rast se i shtohen kapitalit të një biznesi. I pyetur në rast se edhe paratë e evazionit do të jenë pjesë e tatimit Bode theksoi se sigurisht mund të jenë para të evazionit por që nuk janë të amnistuara. "Që do të thotë se çdo njeri që ka evazion do të paguajë detyrimet që i cakton ligji dhe çdo njeri që ka bërë një vepër penale pavarësisht nga kjo masë fiskale që marrim  ne janë të detyruar që t'i nënshtrohet ndëshkimeve që jep ligji. E dini që në kuadrin fiskal në gjithë botën ekziston detyrimi për të paguar taksa edhe nga veprimet e jashtëligjshme. Dhe kjo ekziston edhe në kuadrin tonë ligjor sado që duket e paperceptueshme dhe ka detyrim për administratën fiskale që të mos deklarojë e të mos deponojë."KrediaDuke shpjeguar emetimin e eurobondit 300 milionë euro, Bode ka theksuar se ky veprim është shtyrë për dy vjen, nga viti 2008, për shkak të paqartësisë së tregjeve në kohën e krizës. "Kjo ka qenë një dëshirë e jona e dy viteve të shkuara, por që për shkak të situatës jo stabël në tregjet financiare, për shkak të  krizës e cila filloi që në vitin 2008 dhe zgjati deri në  vitin 2009, ku pësoi goditjen më të madhe, ne nuk dolëm në eurobond pasi do të ishte një veprim joekonomik për buxhetin e shtetit dhe për interesin  e vendit. Kushtet aktuale janë të relaksuara, ky treg financiar performon pozitivisht." Ministri theksoi se këtë vit, edhe Kroacia e Sllovenia, kanë shpallur oferta deri në 1 miliardë euro. "Jemi  në procedura të përzgjedhjes së kompanisë që do të udhëheqë procesin e eurobondit për Shqipërinë. Për fat të mirë kompanitë më të mëdha kanë shprehur interes për të marrë  pjesë dhe kanë paraqitur dokumentacion duke përfshirë dy kompanitë më të mëdha në botë Mortgage Bank dhe Deutshe Bank. Janë deri tani 19 banka të mëdha  evropiane dhe botërore që kanë marrë pjesë dhe kanë shprehur interes. Shqipëria me këtë akt futet gradualisht në tregun financiar botëror  duke ofruar një prerje eurobondi shumë të përshtatshme për ta marrë në kohë sa më optimale  që mund të shkojë deri në 10 vjet dhe me një normë interesi po të përshtatshme, duke marrë parasysh vendin që ka Shqipëria në radhitjen e tregut botëror financiar." Bode: Tre pikat e dobta të ekonomisëNë një analizë të raportit mbi Indeksin e Lirisë Ekonomike në vend e publikuar nga fondacioni Heritage dhe Wall Street Journal dje ministri i Financave Ritvan Bode ka vënë në dukje progresin që ka bërë Shqipëria. "Jemi rritur në pozicion për sa i përket lirisë ekonomike dhe kjo është pozitive" theksoi ai. Nga ana tjetër ministri nuk ka lënë pa përmendur edhe pikat ku Indeksi "kritikonte" vendin tonë. "Kemi tre pika të dobëta siç janë korrupsioni, punësimi dhe liria e pronës të cilat edhe pse shënojnë rritje pozitive nuk janë në nivelet e duhura por kjo na shërben si një pikë reference për të përcaktuar objektivat se në cilin drejtim duhet të punojmë" theksoi ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›