E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT përfiton 2 milionë USD

 Regjistrimi i popullsisë dhe banesave 2011 nën përgjegjësinë e INSTAT është projekti që ka përfituar plot 2 milionë dollarë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsisë. Në takimin e djeshëm, në të cilin është zhvilluar edhe dhurimi i pajisjeve që do të ndihmojnë në procesin e regjistrimit, merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të INSTAT, përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe vetë shefja e Misionit të OKB-së Gulden Turkoz Cosslett. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, vlerësoi dhurimin e pajisjeve nga UNFPA që do të ndihmojnë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Kurse shefja e misionit të OKB-së në Shqipëri, Gulden theksoi se me këto pajisje, INSTAT-i do të këtë mundësi të dixhitalizojë hartat dhe dhënat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›