E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri sllovak: Pasaportat e reja me standardet më të larta

 Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe kreu i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak vizituan dje qendrën e prodhimit të pasaportave biometrike. Zyrtari i lartë i qeverisë së Sllovakisë e cilësoi procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaportat e reja një argument shumë të fortë në marrjen e vendimit të BE për liberalizimin e vizave. "Duke gjykuar nga ajo që pashë në këtë qendër mund të them se procesi është konform standardeve më të larta ndërkombëtare dhe është përfundimisht një argument pozitiv shumë i fortë për marrjen e vendimit të BE për udhëtimin e lirë pa viza për qytetarët shqiptarë. Atë që kam parë këtu do të kem kënaqësinë ta  paraqes tek partnerët dhe kolegët e mi të vendeve anëtare të BE,-deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçak. Ndërsa ministri i Brendshëm, Basha u shpreh se procesi i aplikimit nga qytetarët shqiptarë për pasaporta biometrike është plotësisht në udhë të mbarë. "Sot ne kemi arritur qartësisht dhe bindshëm ritmet më të larta në gjithë kontinentin evropian përsa i përket aplikimeve për frymë për pasaporta biometrike" tha Basha. I pyetur nga mediat mbi tejkalimin e afatit dyjavor të pajisjes me pasaportë biometrike gjatë periudhës së fundvitit 2009 dhe fillim vitit 2010, ministri Basha iu përgjigj se kjo është rrjedhojë e një fluksi të jashtëzakonshëm aplikimesh brenda një kohe të shkurtër, kur ka pasur ditë që kanë shënuar edhe 11 400 aplikime për pasaporta biometrike. "Megjithatë ne kemi marrë të gjitha masat në bashkëpunim me koncensionarin "Aleat" për të përshpejtuar dhe për të rritur kapacitetet pro-dhuese në mënyrë që koha e pritjes edhe për këtë periudhë të pikut të aplikimeve të jetë sa më e shkurtër", deklaroi ministri i Bre-ndshëm. Sipas të dhënave të këtij dikasteri bëhet e ditur se, që nga fillimi i procesit e deri më tani kanë aplikuar për pasaportë biometrike afro 450 mijë qytetarë shqiptarë. Pajisja e qytetarëve me pasaportat e reja është një nga kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›