E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama po tenton të manipulojë realitetin”

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi dje kreun e PS-së Edi Rama se po tenton të manipulojë realitetin lidhur me progresin e bërë nga Shqipëria vitet e fundit. Duke folur në përfundim të një takimi me 58 përkthyesit, të cilët do të përkthejnë pyetësorin, ajo tha se “vendimi që u mor më 16 nëntor nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, pikërisht sepse ka ekzistuar ftesa për dialog nga kjo maxhorancë, pikërisht se është vlerësuar dëshira e kësaj qeverie për të gjetur zgjidhje, atje ku është vendi ku jepet zgjidhje, në Kuvendin shqiptar, ka pasur edhe një mirëbesim për të vazhduar më tej me reformat”. Sipas Bregut “këto aktivitete që bëjmë ne, për të cilat ju falënderoj sepse keni qenë prezent, janë vetëm elementë për të krijuar panoramën e madhe të volumit të punës që kryhet në institucionet shqiptare sot dhe momentin të cilin kemi përjetuar dhe jemi pjesë si qytetarë shqiptarë, pastaj si politikanë. Fatkeqësisht nuk është perceptuar si i tillë dhe fatkeqësisht kjo gjë po mundohet të manipulohet nga një person që qëndron në krye të PS”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›