Riker vjen të enjten në Tiranë

Paraditen e nesërme, Riker do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, më tej takime do të ketë edhe me kryeministrin Sali Berisha, dhe rreth orës 16:00 do të ketë një takim me Presidentin Bujar Nishani.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan, pritet të diskutojë me liderët politik dhe drejtuesit e shtetit për proceset integruese të Shqipërisë. Mësohet se diskutimet do të përqendrohen edhe mbi rolin që Shqipëria ka në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit. /Start/
2012-09-05 16:00