E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras vlerëson reformat ekonomike në Shqipëri

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, në Bon të Gjermanisë, pati një takim me Kryetarin e Partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras. Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dy partive simotra dhe theksuan vullnetin e të dy palëve për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel akoma më të lartë, në interes të zhvillimit të të dy vendeve dhe mirëqenies së dy popujve miq. Samaras vlerësoi arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së kryesuar prej tij në vitet e fundit, veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e qeverisë, përmes implementimit të reformave thelbësore për plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian. Të dy personalietet diskutuan për përkrahjen e rritjes së mëtejshme të investimeve greke në Shqipëri, në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›