PS, akuza qeverisë për rritjen e energjisë dhe çmimit të ushqimeve
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste akuzon Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë ndërsa INSTAT për të dhëna të pasakta lidhur me çmimin e produkteve ushqimore. Deputetja socialiste Olta Xhaçka pohoi dje se po rritet dita-ditës numri i familjeve të varfra.
“Janë mbi 90.000 familje që sot jetojnë me ndihmë sociale, vetëm 3 mijë lekë të ardhura në muaj. Pra, që i kanë të ardhurat 5 herë nën minimumin jetik. Ka mijëra familje të tjera që përpëliten dita-ditës për të siguruar jetesën dhe për të mbyllur muajin. Këtyre vështirësive të panumërta, do tu shtohet tani edhe fatura e energjisë elektrike, e cila do të jetë në rritje, duke parë se dimri dhe i ftohti kanë trokitur”, - tha ajo në një prononcim para Ministrisë së Energjitikës. Sipas ligjvënëses socialiste për shqiptarët që jetojnë me punë të ndershme, e sidomos ata që sot janë të papunë, rritja e çmimit të energjisë do të thotë më shumë varfëri e më shumë vuajtje. “Ministri Prifti, i cili tjetër premton e tjetër bën, është përgjegjës për barrën e shtuar që do të rëndojë në kurrizin e familjeve shqiptare”, - tha Xhaçka. Në deklaratën e saj, Xhaçka i ka bërë apel ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike duke shtuar se kjo qeveri, pasi grabiti votat e qytetarëve, po zhvat edhe paratë e tyre. Ndërsa deputeti Ilir Beqja ka komentuar rritjen e çmimeve të ushqimeve, sipas INSTAT, vetëm në muajin nëntor. “Instituti i Statistikave publikoi indeksin e rritjes së çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2009. Në nëntor çmimet janë rritur më shumë se në secilin prej muajve të vitit 2009. Në nëntor, sipas INSTAT, çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur me 5.6 %. Ka 6 muaj rresht që ushqimet rriten me më shumë se 5 %. Shtrenjtimi i ushqimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën për familjet e varfra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve. Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare shpenzojnë të gjitha të ardhurat mujore për ushqim dhe jetesë bazë”,- tha Beqja. Sipas deputetit socialist, Instituti i Statistikave është kthyer në një vegël në shërbim të qeverisë, që po fsheh qëllimisht të vërtetën për shtrenjtimin e shërbimeve spitalore. “Në nëntor 2009, ashtu siç është bërë e njohur botërisht, tarifat e shërbimeve spitalore janë 4-fishuar për 800 mijë shqiptarë në moshë pune të pasiguruar. Këtë të vërtetë të hidhur INSTAT ua fsheh qëllimisht shqiptarëve dhe nuk e llogarit për të nxjerrë një inflacion sa më të ulët. Ky institucion, pra INSTAT është bërë i pabesueshëm, ashtu si e gjithë qeveria e qeverisja e këtij vendi. Shqiptarët nuk pranojnë të qeverisen kështu, ndaj nuk e votuan Berishën. Sali Berisha dhe mazhoranca ilegjitime nuk mund të vazhdojnë gjatë të fshehin të vërtetën që ndodhet në kutitë e votimit”, - përfundoi Beqja.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009