Borxhi publik, planifikohet emetimi i 27.7 miliardë lekëve
Ministria e Financave ka programuar të emetojë 27.7 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione për muajin tetor, shifër kjo rreth 3 miliardë më e lartë se sa borxhi i emetuar në tetor të vitit 2008. Borxhi i ri do të shërbejë pothuajse tërësisht për rifinancimin e borxhit ekzistues. Qeveria ka programuar vetëm një rritje të lehtë të borxhit të emetuar në lekë në tregun e brendshëm, kryesisht për shkak se nëpër banka nuk ka mjaftueshmërisht depozita për të blerë borxh të ri. Sipas programit buxhetor të ndryshuar për vitin 2009, stoku i borxhit të brendshëm deri në fund të këtij viti, do të arrijë në 412 miliardë lekë, rreth 10 miliardë lekë (76 milionë euro) më shumë se sa në fund të vitit 2008. Borxhi i brendshëm në raport me PBB-në do të rritet kështu në 35 për qind sipas llogarive të qeverisë dhe 37.2 për qind po të marrësh për bazë vlerësimin e FMN-së për PBB-në e këtij viti. Stoku i borxhit të brendshëm dhe të jashtëm do të rritet në 674 miliardë lekë (rreth 5.2 miliardë euro). Stoku i borxhit publik në raport me PBB-në do të rritet këtë vit në 57.3 për qind të PBB-së sipas vlerësimit të qeverisë dhe 61 për qind po të llogaritet në bazë të PBB-së së vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Bazuar në këto llogari, borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet me më shumë se 6 për qind të PBB-së brenda një viti, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vite. Borxhi publik është rritur këtë vit si pasojë e kombinimit të zhvlerësimit të lekut, rritjes së huamarrjes së jashtme e të brendshme të qeverisë dhe ritmit të ulët të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë.
Këtë vit pritet të rriten ndjeshëm edhe interesat e paguara për borxhin publik. Kredia shumë e shtrenjtë e marrë në euro nga disa banka vendëse e të huaja këtë vit, do të rrisë ndjeshëm interesat e borxhit të jashtëm, ndërkohë që shtrenjtimi i bonove të thesarit dhe obligacioneve në tregun e brendshëm i ka rritur interesat. Në total, 31.4 miliardë lekë, (rreth 240 milionë euro), do të shkojnë për shërbimin e borxhit, shifër kjo 10 për qind më e lartë sesa vitin e kaluar. Shqiptarët do të paguajnë 3.7 për qind të PBB-së këtë vit për borxhet e qeverisë, nga 3.4 për qind që patën paguar vitin e kaluar.
Statistikat e borxhit publik në Shqipëri pasqyrojnë vetëm borxhet e kontraktuara nga qeveria apo institucionet e ndryshme shtetërore nën garancinë e qeverisë, por nuk përfshijnë borxhe të panënshkruara, si p.sh., kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.