Rama: Kthehemi në Parlament, nëse hapen kutitë. është koha të bashkohemi
Rama falënderoi edhe rivalin e tij, Maqo Lakrori, në këtë ballafaqim idesh e qëndrimesh të ndryshme përpara anëtarësisë. Rama theksoi se në vazhdimësi ai do të bashkëpunojë me Lakrorin për të integruar një sërë elementesh të dobishëm të platformës së tij në projektin e ri të reformimit të partisë. Rama theksoi më tej se fushata zgjedhore brenda partisë ishte një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për t‘i folur anëtarësisë, por edhe për të matur pulsin saj në këtë moment dramatik për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë shqiptare. "Pyetjes së përsëritur në ballafaqimet me anëtarësinë gjatë gjithë këtij muaji, nëse do ta vazhdojmë betejën e nisur me marrëdhëniet e kushtëzuara me Parlamentin apo kushtëzimi do të mbarojë me përfundimin e këtyre zgjedhjeve në parti, sot i përgjigjem edhe më me forcë, nuk ka marrëdhënie normale me këtë Parlament të dalë nga zgjedhje të grabitura, në qoftë se nuk na jepet e drejta për hetim parlamentar të pavarur të zgjedhjeve të 28 qershorit", nënvizoi Rama. Nuk ka, tha ai, asnjë lloj bashkëpunimi me këtë qeveri të dalë nga manipulimi, korrupsioni elektoral e mashtrimi publik i 83 mijë qytetarëve që votuan largimin e Sali Berishës, në qoftë se nuk na njihet e drejta për të bashkëjetuar në këtë vend si të barabartë përpara Kushtetutës e ligjit. "Nuk ka PS të ulur në Kuvend, po vetëm opozitë të bashkuar, përtej së majtës e së djathtës, në këmbë në të gjithë Shqipërinë, në qoftë se të drejtën taksative që na e jep forca e ligjit për hapjen e kutive të votimit vazhdon të na e mohojë arbitrarisht pushteti i politikës së vjetër të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos", u shpreh Rama. Duke kritikuar qeverinë, Rama tha se "përralla e vjetër e reformave më të suksesshme në botë, e rritjes më të lartë ekonomike në botë, e transformimeve më të shpejta shoqërore në botë, po zhbëhet përditë". Rama ka siguruar se opozita nuk do të lodhet çdo ditë së denoncuari abuzimet e familjes së qeveritarëve e oborrit të Kryeministri Berisha, të Metës dhe Nanos. "Nuk është më koha e sherreve të vjetra, po e ideve të reja. Madje është koha për të kërkuar e gjetur me kurajë shumë gjëra që na bashkojnë, jo vetëm mes nesh, po edhe jashtë nesh, me të tjerë njerëz që si ne përpiqen për një Shqipëri më të mirë, qofshin majtas apo djathtas, dhe që, njësoj si ne, janë të gatshëm të luftojnë vendosmërisht për lirinë e të drejtat e nëpërkëmbura pa pushim", tha Rama.
Maqo Lakrori
Pas shpalljes së rezultatit zyrtar nga Komisioni Zgjedhor i PS-së ku rikonfirmonte fitues Edi Ramën, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i kandidatit tjetër, Maqo Lakrori. Në deklaratën e tij për shtyp Lakrori u shpreh se respekton vendimin e shumicës. Lakrori tha se shpreh "kënaqësinë time, që edhe pse në një kohë shumë të shkurtër, edhe pse nën një trysni gjithfarëshe dhe gjithanshme penguese, projekti "Socialistët e bashkuar" filloi udhën pa kthim prapa dhe sot nuk është më një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëtarëve të PS-së, ose 6.7% e votuesve". Më tej, ai theksoi se tashmë ka filluar rruga pa kthim prapa dhe sot nuk është më një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëtareve dhe anëtarëve të PSSH.