Analiza vjetore, shtohen vdekjet nga aksidentet
15/12/2009 Berat, 72 ngjarje aksidentale, ndër të cilat 27 me vdekje. Problem dhe krimet e rënda
BERAT- Drejtoria e Policisë qarkut të Beratit ka zhvilluar dje analizën e punës për vitin 2009 duke u ndalur në arritjet dhe punën e bërë për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Analiza e punës për periudhën janar-dhjetor 2009 është zhvilluar ditën e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë Berat ka marrë pjesë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ahmet Haxhia, pushtetarë lokalë si dhe drejtues të kësaj drejtorie. Kreu i drejtorisë Altin Qato në fjalën e tij mbi punën e kësaj drejtorie është shprehur se gjatë këtij viti është punuar jo vetëm për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, por dhe parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë kriminale.
Analiza
Kështu nga raportimi analizues ka rezultuar se gjatë periudhës janar-dhjetor 2009, në territorin që është nën juridiksionin e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Beratit janë evidentuar 400 vepra penale dhe janë zbuluar 334, janë ndaluar 426 autorë, ndjekur në gjendje të lirë 315, shpallur në kërkim 7. Ajo çka vihet re gjatë këtij viti është se është rritur numri i ngjarjeve të konsideruara si aksidentale siç janë shpërthimet e ndodhura me bombola gazi si dhe ngjarje të tjera aksidentale. Për këtë vit kanë ndodhur plotë 28 të tilla, prej të cilave 18 me pasojë vdekje dhe 10 të tjera me plagosje të rënda. Po kështu mësohet se janë evidentuar 8 raste të vetëvrasjeve, vetëhelmimeve, ku dy persona kanë humbur jetën. Po kështu dhe sektori i krimeve të rënda mësohet se ka pësuar rritje të numrit të veprave penale, ku nga 82 të ndodhura janë zbuluar vetëm 43 prej tyre, janë ndaluar 59 autorë, shpallur në kërkim 7. Sektori i krimit të organizuar ka evidentuar 41 vepra penale dhe janë zbuluar 37. Rritje ka pësuar dhe numri i aksidenteve të ndodhura në rrugët e këtij qarku. Kështu, gjatë vitit 2009 kanë ndodhur 44 aksidente automobilistik ku kanë humbur jetën 9 persona, 13 persona të tjerë janë plagosur rëndë, dhe 38 të plagosur lehtë. Për vitin e ardhshëm përveç punës për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, synon dhe parandalimin, zbulimin e goditjen e veprimtarisë kriminale, sigurimin e jetës, mbrojtjen e pronës dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetin.