E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch: Kompromis, por jo të shkelet Kushtetuta

 Kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch i bën apel partive politike që arrijnë konsensus politik duke mos prekur Kushtetutën. Në një prononcim për mediat ambasadori Bosch u shpreh se "një zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurrë të shkelë Kushtetutën. Kjo nuk do të mbështetej as nga Këshilli i Evropës, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Duhet të jetë një kompromis i pranuar nga të gjithë, por patjetër, pa shkelur Kushtetutën". Pyetjes së gazetarëve se nëse do të kishte ndërmjetësim nga ana e ndërkombëtarëve, Bosch ka deklaruar për herë të parë pro. "Ne sigurisht që do të mbetemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë, nëse na kërkohet, por vazhdoj të besoj se, duke pasur parasysh përparimin e madh që ka bërë vendi në rrugën e integrimit evropian, ju përket juve në radhë të parë, pra politikës shqiptare. OSBE-ja, KE-ja apo edhe ndërkombëtarë të tjerë janë të gatshëm të ndihmojnë. Siç e patë edhe në sugjerimin e KiE, dy reporterët janë gati të vijnë në Shqipëri dhe ata janë sigurisht të mirëpritur, por edhe një herë, mendoj se ju përket juve", tha Bosch. Por ambasadori ka shprehur vlerësim pozitiv në lidhje me faktin se projektrezoluta e KiE kërkon ndërmjetësimin e presidentit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›