Prishen lokalet pranë Akademisë
Memoriali kushtuar Nënë Terezës do të vendoset pranë Universitetit Politeknik. Dje në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u mblodh Grupi i Punës për ngritjen e Memorialit të Nënë Terezës nën drejtimin e zv/ministrit Nikoll Lesi. Pas diskutimeve të gjata, Komiteti Shtetëror për këtë çështje vendosi që Memoriali të ngrihet në territorin ngjitur me Korpusin Qendror të Universitetit të Tiranës, deri te rruga afër Gardës së Republikës, përbri Akademisë së Arteve (pjesa jugore). Për këtë do të kërkohet prishja e lokaleve dhe bareve në këtë zonë.