E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch: Opozita të reflektojë, veprimet e saj po dëmtojnë procesin demokratik

Reagon përfaqësuesi i OSBE-së në Tirane


Ambasadori i OSBE-së në Tirane Robert Bosh i bëri thirrje opozitës të reflektojë seriozisht për veprimet e veta, të cilat sipas tij, “de facto” po dëmtojnë proceset demokratike. Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch, deklaroi dje se bojkoti i opozitës po mban peng reformat dhe po vonon procesin e demokratizimit të Shqipërisë. I pranishëm në seancën Plenare Vjetore të Konsorciumit Ndërkombëtar ambasadori Bosch i ka përcjellë apelin opozitës për të reflektuar dhe të vazhdojë betejën e saj në parlament. “Po shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar opozitës që të reflektojë gjatë dhe thellë për veprimet e veta, të cilat tashmë de facto po dëmtojnë procesin drejt një sistemi demokratik modern. Duhet bërë e mundur që ata të ndjejnë se pjesëmarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme në Kuvendin e Shqipërisë është e mirëpritur si me fjalë ashtu dhe vepra”, theksoi Bosch. Ambasadori i OSBE-së shprehu shqetësimin se shumë reforma të cilat kanë nisur që vitin e kaluar kanë ngecur dhe mungesa e opozitës në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme, ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve për të cilat kërkohet një shumicë votash prej tre të pestave. Pjesa më e madhe e legjislacionit penal kërkon një shumicë të tillë votash, ashtu si edhe ligji i shumëpritur i gjykatave administrative. Bosch vërejti se mungesa e opozitës po bën që shumica e ligjeve të miratohen pa pasur nivelin e pritshëm të diskutimeve. “Mungesa e opozitës në parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve për të cilat kërkohet një shumicë votash prej 3/5. Pjesa më e madhe e legjislacionit penal kërkon një shumicë të tillë votash, ashtu si dhe ligji I shumëpritur I gjykatave administrative. Mungesa e opozitës do të thotë gjithashtu që shumica e ligjeve po miratohen pa pasur nivelin e pritshëm të diskutimeve”, u shpreh më tej Bosch. Në këtë kuadër ambasadori i OSBE-së i përcolli apelin dhe kreut të qeverisë për të siguruar që, “të gjitha ligjet të diskutohen nga të gjithë grupet e interesit para se të miratohen në parlament”. Deklaron në Përmet, ambasadori Withers: “SHBA-të, të interesuara që Shqipëria të futet sa më shpejt në strukturat e BE”/SHBA-të janë të interesuara që Shqipëria të integrohet sa më shpejt në BE, deklaroi ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers, të enjten, në Përmet. “Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që Shqipëria të futet sa më shpejt në strukturat e BE”, tha Withers në një takim me Këshillin e Bashkisë së Përmetit. “Nëse SHBA do ishte pjesë e BE, Shqipëria do të ishte integruar shumë shpejt”, tha ai. Withers ka nisur dje një tur dyditor në qytetin e Përmetit. Pritet që sot, Ambasadori i SHBA, Withers të udhëtojë në fshatin Frashër, rreth 50 km larg Përmetit për të nderuar vëllezërit Frashëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›