Bosch: Pozita dhe opozitat të zgjidhin ngërçin e krijuar
“Kam parë reagime pozitive mes të dyja palëve. Është gjë e mirë sigurisht, por duhen marrë hapa të tjerë pasues”, tha Bosch pas një takimi, nga ku u krijua Klubi i Medies nga OSBE.Sipas tij, “kur kemi dy palë që kanë opinione të ndryshme për një çështje duhet të arrihet kompromisi, sepse nuk është një ndeshje futbolli që ka një fitues. Ajo që duhet të arrihet është në interes të vendit dhe nga kjo fitojnë mbi 3 milionë shqiptarë”. Ambasadori i OSBE-së tha më tej, se shpresonte se do të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Evropës për rivendosjen e kontakteve mes partive politike në Shqipëri. "Shpresoj se draft rezoluta e Këshillit të Evropës, që besoj se do të pranohet ketë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë në të cilën partitë do të mund të mblidhen së bashku", tha ai, duke nënvizuar se “më pëlqen që Këshilli i Evropës i ka dhënë një rol Presidentit të Republikës për këtë çështje”.