E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: KE hodhi poshtë letrën me trillime të Dades

Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli tha se Edi Rama u përpoq për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm. “Këshilli i Evropës, hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e anti-shqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm evropian”, u shpreh Mëhilli për mediat. Sipas saj, KE përçmoi letrën e mbushur me trillime dhe mashtrime të firmosur nga shoqja Arta Dade. “Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar” tha Mëhilli.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›