E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI fton PS-në të reflektojë



Lëvizja Socialiste fton Partinë Socialiste që të reflektojë mbi arritjen e konsensusit politik. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun Ardit çela deklaroi se qëndrimi i PS-së ndaj Rezolutës së PE-së se: "LSI konstaton me keqardhje se qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste ndaj rezolutës së Parlamentit Europian është në dëm të interesave të vendit, është në dëm të integrimit europian të Shqipërisë". Sipas tij, "Shqipëria nuk do të humbë sfidat e saj të integrimit dhe shqiptarët nuk do të humbasin shansin për të qenë pjesë e Europës së Bashkuar, vetëm e vetëm se Partia Socialiste ka humbur zgjedhjet. Ndaj e ftojmë Partinë Socialiste, ta lërë inatin mënjanë, të reflektojë në qëndrimin e vet duke hequr dorë nga qëndrimet emocionale dhe irracionale, e të bëhet pjesë e kontributit për Shqipërinë Europiane".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›