E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Tryeza, hap para për zgjidhjen e krizës

Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch ka përshëndetur iniciativën e Presidentit Bamir Topi për tryezën PD-PS duke deklaruar se është një hap përpara për zgjidhjen e krizës. "Përshëndes iniciativën e Presidentit Topi për të ulur në tryezë palët politike. Tryeza është një hap përpara për zgjidhjen e krizës politike", thuhet në deklaratën e ambasadorit.
Ambasadori i OSBE-së "ka përshëndetur gatishëmrinë e liderëve të PS-së dhe PD-së që të marrin pjesë në një takim që mund të shërbejë për tejkalimin e vështirësive".

Ditën e shtunë, krue i PS-së Rama dh kryeministri Berisha do të ulen në tryezën e Presidentit të Republikës Bamir Topi për të negociaur për zgjidhjen e krizës politike. Takimi od të zhvillohet në orën 11:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›