E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungonin avokatët, shtyhet gjyqi i "Qafë Gjashtës"

Mungesa e avokatëve ka qenë shkak i shtyrjes së gjyqit të "Qafë Gjashtës" në Gjykatën për Krimet e Rënda. Për këtë arsye kryesuesi i trupit gjykues ka pohuar gjatë seancës së do t'i kërkojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë si dhe ministrisë së Drejtësisë të merren masa për avokatin Dhimitraq Tonini i cili nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të masakrës së "Qafë Gjashtës" ku të arrestuarit akuzohen për vrasjen e punonëjsit të policisë, Gjergj Mehmeti. Kështu pas 20 minutash replika mes gjyqtarit dhe avokatëve të të pandehurev është shtyrë ky gjyq i cili ka pesë të arrestuar. Dhe për shkak të shtyrjes së seancës për mungesë të avokatëve afatet e paraburgimit për të arrestuarit u pezulluan. Ndërkohë në seancën tjetër do të dëshmojnë dëshmitarë të cilët do të mbërrijnë nga Saranda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›