E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon 5 kërkesat e Aldo Bares

Gjykata për Krimet e Rënda rrëzon pesë këkresat e avokatit të Aldo Bares për pavlefshmëri të zgjatjeve të afateve të hetimit, të njoftimit të akuzës, kërkesës për gjykim si dhe pushimit të akuzës për veprat panel të bandës së armatosur si dhe shkatërrim prone. Për të gjitha këto kerkesa avokati Vladimir Meçe ka kërkuar pavlefshmëri. Por kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari me argumentet i ka rrëzuar të gjitha këto kërkesa. Pas kësaj mbrojtësi i Aldo Bares ose ndryshe Alfred Shkurti ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore pasi ka kërkuar që të konsultohet me klientin e tij për të parashtruar kërkesa të tjera. Por në këto nuk përjashtohet as kërkesa për gjykim të shkurtuar. Për këtë arsye seanca tjetër e gjyqit në ngarkim të Aldo Bares do të jetë më 17 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›