Bosh: ODIHR vendos per vezhguesit
Rozeta Rapushi
Qendrimi i autoriteteve shqiptare, kunder shefes se misionit te vezhguesve te ODIHR, solli dje reagimin e perfaqesuesve nderkombetare ne vendin tone. Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, tha prere dje se ODIHR nuk merr udhezime se cilin ve ne krye te misionit vezhgues. "ODIHR nuk merr udhezime nga ndonje organ tjeter. Ashtu sikurse edhe ju, une jam nje vezhgues i kesaj qe po ndodh. Une e perkrah ODIHR dhe te njejtin qendrim, mbajne te gjithe vendet pjesemarrese te OSBE-se", tha prere Bosh, duke lene te kuptohet, se autoritetet shqiptare nuk duhet te nderhyjne ne zgjedhjet qe ben ODIHR, se kush do te drejtoje misionin e vezhguesve. Bosh tha se OSBE, eshte nje organizate shume e madhe dhe ODIHR ashtu si dhe prezenca e saj, jane autonome brenda struktures se tyre. E thene shkurt, me apo pa pelqimin e autoriteteve shqiptare, ambasadorja Audry Glover, do te drejtoje misionin e vezhguesve ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "ODIHR nuk merr udhezime nga asnje organ tjeter. Per sa i perket vezhgimit te zgjedhjeve, ai vepron si nje gjykates dhe ashtu si ne rastin e nje ndeshjeje futbolli, gjykatesi nuk zgjidhet nga palet e perfshira ne ndeshje, por nga organe me te larta", tha Bosh, duke theksuar edhe nje here se ODIHR, do te kete rolin e gjykatesit ne keto zgjedhje. "Ka nje ndeshje futbolli dhe mesa dini arbitrin nuk e zgjedhin palet, por organizma te tjere", ironizoi ambasadori i OSBE-se. Vetem dy dite me pare, qeveria shqiptare shprehu pakenaqesite ndaj ambasadores Glover, qe drejton misionin e vezhguesve te ODIHR per zgjedhjet. Pakenaqesite e Tiranes zyrtare, lidhen me aktivitetin e Glover vite me pare po ne Shqiperi. Ajo ka qene po shefe e ketij misioni ne vitet e veshtira per vendin tone 1994-1996. Vite ne te cilat, zgjedhjet u vleresuan si te manipuluara. Raporti kritik i hartuar nga misioni i OSBE/ODIHR ne ate kohe, u kritikua ashper nga e djathta ne pushtet si nje raport jo realist. Kjo duket se ka ndikuar dhe ne qendrimin kritik te mazhorances ne pushtet per ambasadoren Glover, e cila eshte ne krye te misionit te vezhguesve. Nderkombetaret e cilesuan qendrimin e autoriteteve shqiptare ndaj Glover, si nje sinjal aspak te mire qe vjen vetem pak kohe, para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje te cilat cilesohen si testi i Shqiperise per anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian dhe marrjen e nje pergjigjeje pozitive, per aplikimin e marrjes se statusit te vendit kandidat.