Topalli: Kryebashkiaku i Tiranes, ai qe s'ndryshon
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sulmoi dje nga Pogradeci, kreun e bashkise Edi Rama, se perfaqeson vetem klanin e betoniereve ne keto zgjedhje. Ne vijim te turit te saj "Me grate, per nje Shqiperi qe po ndryshon", Topalli tha se vetem Rama nuk mund t'i shohe ndryshimet qe po behen ne vend. "Te gjithe thone se Shqiperia po ndryshon. Te gjithe besojne se Shqiperia do te vazhdoje te ndryshoje. Te vetmit te cilet nuk ndihen mire me kete Shqiperi qe po ndryshon, eshte kryetari i bashkise se Tiranes dhe mafia e lejeve te ndertimit", akuzoi Topalli. Sipas saj, vetem ata e ndiejne se ne nje Shqiperi qe po ndryshon, se ne nje Shqiperi qe po ndertohet cdo dite, se ne nje Shqiperi qe ka hyre ne NATO, nuk ke me mundesi te vjedhesh 1.3 bilione dollare, sic jane vjedhur pak vite me pare, para te cilat merreshin nga femijet tane. Ketij takimi iu bashkua edhe aktorja Rajmonda Bulku, e cila duke iu drejtuar grave e vajzave te Pogradecit, tha se duhet vazhduar ne kete rruge.
OSBE: Per vezhgimin e zgjedhjeve si ne nje ndeshje futbolli, gjykatesi s'zgjidhet nga palet e perfshira ne ndeshje, por nga organe me te larta
OSBE: Per vezhgimin e zgjedhjeve si ne nje ndeshje futbolli, gjykatesi s'zgjidhet nga palet e perfshira ne ndeshje, por nga organe me te larta