E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja dhe Mali i Zi ftohen në Kartën e Adriatikut



Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur po dy ditë më parë, përsa i përket perspektivave të NATO-s në Rajonin e Ballkanit. Gjatë një takimi ministror të zhvilluar në datën 25 shtator në Nju Jork, nën drejtimin e Maqedonisë, vendet anëtare të kartës së Adriatikut, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të zgjerojnë numrin e shteteve pjesëmarrëse, duke ftuar gjithashtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi që të bëjnë pjesë në Kartën e Adriatikut.
Vendet që votuan për këtë vendim shprehën besimin se zgjerimi i Kartës së Adriatikut do të forcojë bashkëpunimin midis këtyre vendeve si dhe do të nxisë integrimin euro-atlantik.

27 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›