E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga, Krasniqi e Thaçi urojnë Pashkët për kristianët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar dje kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë besimtarët katolikë, për Pashkët. Kjo është festë e paqes, e dashurisë dhe e shpresës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore. Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit tonë, kujtojmë përpjekjet shekullore për liri, pavarësi e demokraci, për një jetë në paqe dhe në harmoni ndërmjet gjithë njerëzve, tha mes të tjerash Jahjaga. Edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, uroi të gjithë besimtarët e krishterë në Kosovë. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja e dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca, thuhet në urimin e Krasniqit. Imzot Dodë Gjergji dhe besimtarët katolikë të Kosovës morën urime edhe nga Kryeministri Hashim Thaçi. Ky festim bëhet edhe më i veçantë në vitin kur ne po e përmbyllim suksesshëm pavarësinë e mbikëqyrur, dhe po ecim të sigurt drejt perspektivës së ndritur euroatlantike, thuhet në urimin e Thaçit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›