E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja rrezikon eleminatoret e "Euro 2012"

Disa agjenci lajmesh bëjnë me dije se federata e futbollit në Bosnjë rrezikon pezullimin nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s, pasi ka refuzuar kërkesën për të reformuar statutin e saj. Radioja shtetërore njoftoi se dështimi për të zëvendësuar presidencën trepalëshe të Federatës Boshnjake të Futbollit me një president të vetëm, do të çojë në pezullimin e ekipeve boshnjake nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Tifozët e futbollit kanë protestuar kundër strukturës organizative të Federatës së Futbollit në Bosnjë, ndërsa disa lojtarë kanë bojkotuar ekipin kombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›