E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom mbështet arsimin me projekte për teknologjinë

Drejtori i Shitjes, z. Arjan Ymeri në aktivitetin me temë “Teknologjia dhe Edukimi”, zhvilluar në ambientet e Hotel “Sheraton”, theksoi se ALBtelecom ka infrastrukturën më të plotë, më të gjerë dhe me teknologjinë më bashkëkohore. “Nëpërmjet rrjetit më të gjerë dhe infrastrukturës më të plotë si dhe duke përdorur teknologjitë e reja, ALBtelecom është i gatshëm të mundësojë dixhitalizimin dhe ndërlidhjen e gjithë sistemit arsimor në Shqipëri”, tha ai.

Drejtues të ALBtelecom u shprehen se vetëm vitet e fundit, ALBtelecom ka mbështetur fuqimisht arsimin shqiptar me projekte të përbashkëta me institucionet arsimore shtetërore dhe ato private në funksion të rritjes së cilësisë dhe standardeve në sistemin arsimor shqiptar.

Drejtori i IT dhe DATA, Alban Karapici, thekson se dëshmi e investimeve të kompanisë në këtë drejtim, ishte dhe projekti i përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për instalimin e shërbimit të internetit në shkollat e nivelit bazë dhe ato të mesëm. Ky projekt, sipas tij është realizuar në një kohë rekord, ndërkohë që në të ardhmen fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi të njihen me teknologjinë më të fundit përmes ALBtelecom dhe investimeve që do të kryhen në sistemin arsimor.

Gjatë aktivitetit të djeshëm u bë e qartë se ALBtelecom do të vazhdojë të rrisë kapacitetet investuese në rrjet dhe teknologji dhe mundësimin e shërbimeve më të fundit edhe në tregun shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›