Hetime mbi rrëzimin e avionit të Fazlliçit
Vendi i ngjarjes është ruajtur deri të premten për shkak të hetimeve të kryera, ndërsa policia kroate bëri të ditur se nuk ka qenë e përfshirë në këtë problem pasi nuk ka pasur viktima. Inspektori i drejtorisë për kontrollin ajror, Dinko Vodanoviç, ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe tashmë priten rezultatet e para të hetimeve që do të tregojnë mënyrën e aksidentit.
Ngjarja kishte ndodhur të enjten kur avioni në aeroportin “Brachko” në zonën e ishujve kroate kishte marrë flake pasi kishte thyer rrethojat e pistës dhe kishte dale jashtë kontrollit. Fazlliç ka qenë i shoqëruar nga avokati beogradas Ivan Zogoviç, 52 vjeç. “Biznesmeni që shpesh ka tensionuar skenën politike shqiptare është me origjinë nga Vishegradi dhe shtetas britanik. Ai është bërë i fuqishëm pas kthimit në vendlindjen e tij në Bosnje si këshilltar i kryeministrit të atëhershëm boshnjak, Et’hem Biçakçiç”, shkruajnë mediat e rajonit.
Ashtu siç është bërë e ditur, gazetari dhe piloti i famshëm serb Zoran Modli nga Beogradi, ka qenë duke drejtuar avionin së bashku me pilotin Millosh Stanojeviç, ndërsa stjuardesa nga Zemuni, Senka Vukelliç, 28 vjeç ka qenë në avion me ta.
Mediat në gjuhët serbo-kroate kanë përmendur se Fazlliç është i afërt madje edhe këshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe i afërt me të bijën e kryeministrit, ndërkaq ata kanë kujtuar se në Bosnjç ka qenë i dyshuar për mashtrime të rënda lidhur me privatizimin e dy fabrikave të duhanit dhe prokuroria boshnjake ka pasur dy hetime lidhur me emrin e tij. Gjithashtu, Fazlliç është mbajtur dhe intervistuar lidhur me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç.