Bosnjë, dënohet femra e parë për krime lufte në Sarajevë
Në Bosnjë, Rasima Handanoviç hyri në histori si femra e parë e dënuar për krime lufte, pasi pranoi fajësinë në një gjykatë në Sarajevë. Ajo pohoi se ka vrarë kroatët gjatë luftës së viteve 90. Gruaja boshnjake ka qenë ushtare në njësinë speciale Zulfikar dhe akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tre civilëve dhe tre të burgosurve të luftës në fshatin Trusina. Handanoviç kishte emigruar në SHBA pas lufte, por në muajin dhjetor u ekstradua në Bosnjë. Ajo pritet të marrë një dënim me 5-6 vjet burg nën marrëveshjen e pranimit të fajit.