E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 200 të vdekur pas tragjedisë ujore në Indi

Rreth 200 persona të vdekur dhe 100 të humbur është bilanci paraprak i një tragjedie të ndodhur pasditen e së hënës në ujërat e lumit Brahmaputra, në Indi.

Një traget me rreth 500 persona në bord është mbytur pranë zonës së Dhubrit, në shtetin e Assamit. Lajmi është bërë publik nga Mbrojtja civile indiane. Operacioni për shpëtimin e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave ka vijuar përgjatë gjithë natës.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë raportuar për mediat ndërkombëtare se bilanci i të viktimave mund të jetë mbi 200 persona.

Sipas tyre, vështirësia në përcaktimin e shifrës së saktë të viktimave qëndron në faktin se familjarët i kanë nxjerrë trupat e të afërme të tyre, përpara se të vinin skuadrat e shpëtimit.

Mjeti lundrues, me dy kate, ishte parashikuar të mbante në bord 250 persona. Përkeqësimi i kushteve të motit, ka ndikuar në përmbytjen e menjëhershme të tragetit dhe për pasojë të 500 pasagjerët e tij kanë përfunduar në lum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›