Dëshmia e Shtraus Kahn për orgjitë: Seksi me 6 femra është normal

Dominik Shtraus Kahn
Ish-kreu i FMN-së, Dominik Shtraus Kahn, ka deklaruar se është normale për të që të bëjë seks me gjashtë femra të ndryshme në orgji. Ekonomisti 63-vjeçar, i akuzuar se me dijeni ka përdorur vajza të përfshira në një rrejt prostitucioni, tha në Gjykatë se shoqërueset e tij të reja nuk ishin prostituta dhe se ai shpesh kryente marrëdhënie seksuale me vajza që ishin rreth të 20-ave. Shtraus Kahn, deri disa muaj më parë pretendent për Presidencën e Francës, akuzohet nga gjykata për bashkëpunim dhe konspiracion në rrjet prostitucioni. Ai thuhet se ka paguar prostituta që paguheshin 1000 euro në natë për festa orgjish. Në seancën e muajit mars, detajet e së cilës u publikuan vetëm dje, një prokuror kishte pyetur zotin Shtraus Kahn: Duke marrë parasysh numrin e madh të vajzave, moshën dhe sjelljen e tyre, vazhdoni të deklaroni se ju nuk e dinit se ato ishin prostituta?. Dhe Kahn ishte përgjigjur: Unë i numërova dhe ishin gjithsej gjashtë. Mua nuk më duket një numër i madh ky. Dhe prokurori kishte vazhduar: A mendoni ju se, nëse ato nuk do të ishin paguar, do të kishin rënë dakord sërish të bënin seks me ju në kaq shumë raste, duke marrë parasysh diferencën e moshës?. Kahn ishte përgjigjur: Shumë gra të reja me të cilat unë kam pasur shkëmbime seksuale, jo ky është term i gabuar, marrëdhënie seksuale, kishin të njëjtën diferencë moshe. Ish-kreu i FMN-së kishte shpjeguar se: Festat e qejfit kanë të bëjnë me seks të lirë dhe konsensual. Mendoni çfarë të doni për këtë në nivelin moral, por aty askush nuk paguhej. Por pesë vajza nga Franca dhe Belgjika kanë deklaruar në polici se ato paguheshin për të bërë seks me ish-kreun e FMN-së.
Gjeni ndryshimin
Kahn, 62 vjeç, ka pranuar hapur se ka marrë pjesë në festa qejfi në Francë dhe Belgjikë, por tha se ai nuk e kishte ditur se vajzat ishin prostituta, sepse ato ishin të gjitha zhveshur kur i takoja unë. Avokati i tij, Henri Leklerk, tha: Në këto festa, njerëzit nuk janë të veshur, unë ju sfidoj të më tregoni ndryshimin mes një prostitute të zhveshur dhe një tjetër gruaje të zhveshur.