Ish-kryeministri libian gjendet i vdekur në ujërat e Danubit
Ish-kryeministri dhe njëkohësisht ish-ministri libian i Naftës, Shukri Ghanem, u gjet i mbytur në lumin Danub. Sipas Policisë austriake, Nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij. 69-vjeçari ka punuar si konsulent për një kompani në Vjenë. Të dielën, ai është larguar nga shtëpia i veshur normalisht dhe nuk u kthye më. Ghanem ishte ndër zyrtarët e parë që kriotikoi përgjigjen që i dha Gedafi kryengritjes popullore, duke kërkuar frenimin e gjakderdhjes. Ai ishte kryeministër i Libisë në vitet 2003-2006 dhe ministër i Naftës deri në vitin 2011.