E Shtunë, 31 Tetor 2026

India njeh emrin kushtetues të Maqedonisë

 

SHKUP- Republika e Indisë njeh emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë në komunikim dypalësh mes dy vendeve. Lajmi publikohet në agjensinë e lajmeve shqiptare në Maqedoni, Ina, sipas së cilës Ambasada e sapohapur e Maqedonisë në Nju-Delhi është regjistruar në protokolin shtetëror diplomatik të këtij vendi me emrin kushtetues, e jo me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Njohja e republikës së Indisë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë vjen në një kohë kur vazhdojnë bisedimet mes Athinës e Shkupit për cështjen e emrit.

Propozimi i fundit i ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Metju Nimic është që emri kushtetues të ketë përdorim brenda vendit dhe në komunikimin dypalësh me shtetet tjera, ndërsa propozimi “Republika Veriore e Maqedonisë” të përdoret në komunikimin ndërkombëtarë. Parlamenti i Maqedonisë pritet që gjatë javës së ardhshme të miratojë një rezulotë të propozuar nga opozita për unitet gjithëkombëtar dhe gjithëpartiak për çështjen e emrit.

(s.g/Ina/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›