E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesveri tërhiqet nga Afganistani

Nga Express më 16 dhjetor 2010 në ora 14:45

Ushtarët e parë gjermanë, sipas fjalëve të ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, do të largohen nga Afganistani brenda një viti.

Në një deklaratë qeveritare në parlament, me titull "Përparimet dhe sfidat në Afganistan", Westerwelle njoftoi se kontingjenti gjerman në Hindukush do të zvogëlohet në fund të vitit 2011.

"Në provincat e para përgjegjësia për sigurinë do të kalojë tek afganët brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Ky kalim përgjegjësie nuk do të thotë tërheqje e menjëhershme te trupave, por shënon fillimin e reduktimit gradual të pranisë ushtarake ndërkombëtare në Afganistan dhe njëkohësisht tërheqjen graduale të Bundesverit", tha Westerwelle.

"Perspektiva e tërheqjes por merr tani formë konkrete falë përparimeve të arritura në Hindukush".

Në janar parlamenti federal gjerman duhet të vendosë për mandatin e ardhshëm të trupave në Afganistan. Aktualisht atje ndodhen të stacionuar rreth 5.000 ushtarë gjermanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›