Bosnje, optimizëmpër krijimin eqeverisë së re
SARAJEVË- Disa liderë politikë të Bosnjes shprehën sot optimizmin lidhur me mundësinë e formimit së shpejti të një qeverie, në përfundim të bisedimeve dyditore të zhvilluara me diplomatë evropianë dhe amerikanë të rangut të lartë.
"Zyrtarë evropianë dhe amerikanë erdhën këtu për ta inkurajuar të shfrytëzojmë rastin për arritjen e një kompromisi", deklaroi Dragan Covic, kryetar i Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, forca kryesore politike e kroatëve të Bosnjes, i cituar nga agjencia Srna.
Ai shtoi se është "i bindur" se një marrëveshje për formimin e institucioneve do të arrihet "deri në fund të javës së ardhshme".
Afro pesë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 3 tetorit, partitë politike boshnjake nuk kanë arritur të bien dakord për formimin e një qeverie qendrore, veçanërisht për shkak të përçarjeve ndërkomunitare.
(m.a/ata/BalkanWeb)