Sarkozi perserit kundershtimit ndaj anetaresimit te Turqise ne BE

Presidenti francez Nikolas Sarkozi i ka qendruar kundershtimit te tij ndaj anetaresimit te Turqise ne Bashkimit Evropian dhe ka propozuar qe vendit me shumice myslimane ti jepet statusi i partnerit te privilegjuar ne bllok.
Zoti Sarkozi e beri kete oferte sot gjate nje vizite ne Ankara e cila nuk u mireprit nga udheheqja turke.
Presidenti turk Abdulla Gyl tha se pret qe vendet e BE-se te kontribuojne ne procesin e anetaresimit te vendit te tij.
Ankaraja ka thene se do te kete statusin e anetarit me te drejta te plota dhe nuk do te pranoje statusin e partnerit special.
Turqia i filloi negociatat per anetaresim ne tetor 2005. Bisedimet ngecen mbi ceshtjen e ishullit te ndare gerko-turk te Qipros dhe pastaj ndeshen edhe nje pengese tjeter te madhe kur zoti Sarkozi u be president i Frances ne vitin 2007.