E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-LDK perplasje per foton e Rugoves

Dy forcat më të mëdha politike në Kosovë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës përplasen për fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova. Heqja e fotografisë së tij dhe humanistes “Nënë Tereza” nga holli i Ministrisë së Kulturës në ditën e parë të punës nga ministri i ri Memli Krasniqi ka shkaktuar reagimin e LDK-së. Përmes sekretarit të përgjitshëm të saj, Ismet Beqiri LDK e cilëson këtë veprim të papërgjegjshëm.

"Lidhja Demokratike Kosovës kërkon qe z. Hashim Thaci te distancohet nga ky veprim i papergjegjshem i vartesit te tij. Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosoves kerkon qe fotografite e ketyre dy  simboleve, figurave historike, te kthehen menjehere ne vendin e tyre dhe ai qe i hoqi nga aty t’u kerkoje falje publike qytetareve te Kosoves, institucioneve, njerezve te kultures.  Nese i njejti nuk e ben kete, Lidhja Demokratike e Kosoves do kerkoje nga z. Hashim Thaci dhe nga Kuvendi i Republikes se Kosoves shkarkimin e tij", tha Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së.
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të ri të Kulturës, Memli Krasniqi, i cili ka kthyer fotografitë e Rugovës dhe Nënë Terezës në vendin e tyre të mëparshëm. Ai ka sqaruar se është e drejtë elementare e secilit, e rregulluar edhe me ligjet në fuqi, që të vendos se çfarë imazhe të figurave politike dëshiron që të vendos në ambientet e punës ditore. Ai ka shtuar se ka respektin më të madh për të duja figurat në fjalë.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›