Japoni, një i plagosur nga zjarri në centralin bërthamor
Zjarri në një central bërthamor në veri të Japonisë shkaktoi një të plagosur, njoftuan sot burime të ndryshme. ''Sinjali u lëshua pas zbulimit të një tymi të bardhë që kishte dalë nga një reaktor'', shpjegoi Tohoku Electric Power në një komunikatë. ''Një punonjës mori djegie të lehta'', deklaroi një zëdhënës i ndërrmarrjes duke siguruar se asnjë rrjedhje radioaktive nuk kishte ndodhur. Centrali ndodhej në qytetin Onagaua, 350 kilometra në veri të Tokios ku numërohen dhe tre centralë të tjerë bërthamorë. Një numër incidentesh të ndodhura vitet e fundit në këto centrale kanë ngjallur shqetësim tek japonezët, i vetmi vend në botë që ka pasur viktima nga bombardimet atomike