Anija shqiptare rrezikon mbytjen, shpëtohet nga anijet greke e italiane
Greqi
Një anije shqiptare me 15 shtetas shqiptarë në bord për pak është mbytur në ujërat greke të detit Egje, për shkak të një defekti dhe i ndihmuar nga përkeqësimi i motit dhe erërat e forta. Sipas burimeve nga Greqia, anija e quajtur “Pukgani”, me flamur shqiptar dhe e ngarkuar me skrap, po i drejtohej portit të Volosit në momentin që ka pësuar një defekt. Rreth dy milje nga porti i Kimit në brigjet lindore të ishullit të Evias, në Peloponez, ajo ka ndaluar lundrimin dhe kapiteni ka lajmëruar kapitanerinë e portit për defekt në motor. E gjendur nën mëshirën e fatit, anija 500-tonëshe po rrezikonte të mbytej edhe për shkak të detit 7 ballë. Pas një sinjali SOS të lëshuar rreth orës 10:00 prej shqiptarëve, janë vënë në alarm autoritetet greke. Ata kanë nisur menjëherë në drejtim të anijes rimorkiatore edhe helikopterë shpëtimi. Fillimisht, sipas burimeve, ishte një anije e vogël e marinës tregtare që u përpoq ta mbante të lidhur në një vend anijen shqiptare, por pa rezultat. Erërat e fuqishme nuk lejuan anijen e marinës të përfundonte misionin e shpëtimit. Rreth orës 11:20 kanë mbërritur atje një anije peshkimi dhe një cisternë me flamur italian “Petara”, të cilat mundësuan rimorkimin e saj. Në pak minuta grekët dhe italianët stabilizuan situatën e rrezikut në anijen shqiptare, duke e rimorkuar në portin më të afërt, atë të Kimit, në Peloponez. Anija kishte ngarkesë skrapi dhe bënte transportimin e tij në Greqi. Ajo ishte nisur nga Shqipëria me destinacion ishullin e Poros, Greqi. Në rrugën e kthimit, anija shqiptare ngarkohej me tulla dhe hekur të cilin e importonte në Shqipëri.