E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e oficerit dhe keqtrajtimet

 

TIRANE - Ngjarja e konsideruar si masakër mbi policinë, ka ndodhur në 4 mars të vitit 1997 në vendin e quajtur “Qafë-Gjashta” në Sarandë. Sokol Bizhaga, Myzafer Blushi, Eduard Aliaj dhe Gjergji Mehmeti, të katër punonjës në komisariatin e policisë së Vlorës kishin shkuar në Sarandë të rimëkëmbnin komisariatin e këtij qyteti dhe të rivendosnin rendin. Pas mbërritjes në Sarandë ata kanë gjetur të djegur komisariatin dhe duke e pasur të pamundur rimëkëmbjen kanë marrë rrugën e kthimit. Në vendin e quajtur Qafa e Gjashtës ata janë zënë në pritë nga persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr drejt tyre. Nga zjarri ka mbetur i vrarë dhe më pas është djegur në automjet punonjësi i policisë Gjergji Mehmeti. Eduard Aliaj është mbajtur peng dhe torturuar për disa ditë, ndërsa dy punonjësit e tjerë arritën të largohen. Prokuroria akuzon si autorë të kësaj ngjarjeje Vladimir dhe Nestor Sinanin, Eduart Çipën, Alqi Paguni, Edmond Sejkon, Mikel (Flamur) Këndezin, Arben Këndezin, Agron Qurkun, Aleksandër (Ale)Balën dhe Ristan Lapën.               ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›