Botërori 2010, Zelanda e Re rikthet në Botëror pas 28 vjetësh
Autori i Lajmit: Redaksia
Në Afrikë surprizat nuk kanë të mbaruar. Dje ekipi i Nigerisë arriti të kualifikohet falë fitores, 3-2, që arriti Kenia (Oba Oba Martins shënoi një dy gfolësh). Nga ana tjetër Tunizia gaboi gjithçka pasi u mund në Maputo nga Mozambiku, 1-0. Rezultat ky që ndihmoi shumë Nigerinë. Kështu jeshilët morën vendin e parë (12 pikë) në grupin B eliminator të Afrikës duke lënë prapa Tunizinë (11 pikë). Një biletë për në Afrikën e Jugut e mori dje edhe ekipi i Kamerunit. “Luanët” fituan 2-0 në Marok (golin e dytë e shënoi Etoo) duke shuar kështu çdo shpresë për kualifikim të Gabonit. Këta të fundit u mundën 1-0 nga Togo. Ndërkohë, takimi i Kajros, Egjipt-Algjeri, u mbyll me fitoren e vendasve, 2-0. “Faraonët” vetëm në minutën e 90 arritën që të shënon golin e dytë. Autori i këtij goli ishte M. Aboutreika-s. Kampionët në fuqi të Afrikës i duhej një fitore me tre gola diference që të kalonin në finalet e Botërorit. Kjo fitore, me dy gola, diferencë do të bëjë të mundur që këto dy ekipe të zhvillojnë edhe një ndeshje të tretë midis tyre me qëllim që të vendosin vendin e parë në Grupin C. Deri më tani Algjeria dhe Egjipti mbajnë vendin e parë në këtë grup me nga 13 pikë secila. Kualifikim ka marrë edhe Zelanda e Re. Në “play-off”-in që u luajt midis përfaqësuese së Oqeanisë dhe asaj së Azisë dolën të fituar “all ëhites”. Zelanda e Re arriti që të mundte ekipin e Bahrein-it 1-0 (takimi i parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura). Fallon shënoi për vendasit në fund të pjesës së parë të takimit. Tashmë ekipi i Zelandës së Re do të rikthehet në finalet e një Botërori 28 vjet pas paraqitjes së fundit.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009